Balla: 16 shtatori duhet t’i japë fund “farsës”, të çlirohemi nga ky makth
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë. Në emisionin ‘Info Magazine”, Balla tha se pret që më 16 shtator të përmbyllet, siç e cilësoi ai, një “farsë” shumëvjeçare. “Shpresoj shumë që Gjykata të bëjë drejtësi…
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në emisionin ‘Info Magazine”, Balla tha se pret që më 16 shtator të përmbyllet, siç e cilësoi ai, një “farsë” shumëvjeçare.
“Shpresoj shumë që Gjykata të bëjë drejtësi dhe drejtësia e vetme është pafajësia e katër komandantëve në Hagë”, u shpreh Balla.
Ai theksoi se Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së duhet të rikthehen në Kosovë, duke e cilësuar luftën e UÇK-së si një luftë për çlirimin e vendit.
Balla tha po ashtu se pretendimet ndaj UÇK-së kanë qenë pjesë e një fushate të gjatë kundër Kosovës dhe popullit shqiptar.
“Ditën e mërkurë kjo farsë duhet të marrë fund dhe ne duhet të çlirohemi nga ky makth i gjatë”, deklaroi ai.