Beteja për fushat e naftës, lufta e Irakut kundër ISIS-it
Forcat irakiane kanë filluar ofensivën duke marrë në shënjestër pozicionet e Shtetit Islamik ISIS. Kjo ofensive është iniciuar për të marrë në kontroll Kirkukun e pasur me naftë, duke pasur edhe mbështetjen e forcave ajrore ndërkombëtare.
Bota
Guvernatori i Kirkukut Naxhmadin Karim ka thënë se qëllimi i ofensivës është dëbimi i ekstremistëve nga qyteti.
Reuters raporton se peshmerengët kurd kanë bombarduar pozicionet e IS dhe po lëvizin në fronte më të larta në perëndim të qytetit. Po ashtu, janë marrë nën kontroll fshatrat në Mala Abdulah dhe Tel Vard, dhe se luftimet e ashpra po zhvillohen në Karabarut i cili gjendet në veri-perëndim të Kirkuk-ut.
Në fund të janarit IS ishte pozicionuar në Kirkuk.
Paralelisht forcat irakiane po zhvillojnë luftimet për të marrë nën kontroll qytetin Tikrit në provincën Salahudin, në jug të Kirkuk-ut.
Ndërkohë shefi i shtabit aleat të ushtrisë Amerikane, gjeneral Martin Dempsi ka udhëtuar në mëngjes për në Bagdad.
Dempsi ka udhëtuar në Irak me anë të një aeroplani transportues ushtarak C-17 për t’u takuar me zyrtarët më të lartë irakian.