Di Maria jep sinjale largimi, shiti shtëpinë në Manchester?
Kohëve të fundit, nëpër mediat angleze është lëshuar një lajm mjaft bombastik, ku është raportuar se ylli i Manchester United, Angel Di Maria e ka shitur shtëpinë e tij që e ka në Manchester.
Sport
Në momentin kur u transferua në Manchester, Di Maria e blejti një shtëpi që kushtoi plotë katër milionë funte.
Sidoqoftë, kohëve të fundit është duke u raportuar se ai ka vendosur që ta shesë këtë shtëpi.
Ky potez i argjentinasit, ka rritur spekulimet rreth një largimi të tij nga Old Trafford gjatë kësaj vere.
Një raport tjetër thotë se Di Maria vendosi që ta shesë shtëpinë për shkak të traumës që pësoi familja e tij disa javë më parë, kur disa hajna u futën në atë shtëpi.