Realit nuk ia do me Bilbaon

Athletic Bilbao pret sot Real Madridin, ndërsa është skuadra e vetme në La Ligë që ka bilanc pozitiv në ballafaqimet me Los Blancos, në San Mames.

Sport

07/03/2015 13:38

Athletic Bilbao dhe Real Madrid kanë zhvilluar 83 takime në San Mames. Kure, skuadra baske janë të vetmit që kanë bilanc pozitiv ndaj Los Blancos.

Reali në këtë udhëtim ka bilanc: 37 humbje, 17 barazime dhe 29 fitore.

Por, në rast se marrim parasysh pesë duelet e fundit në udhëtim, Reali nuk di për humbje. Në katër takimet e fundit ka shënuar fitore.

Humbja e fundit e Realit në Bilbao ishte më 2009/2010 kur Fernando Llorente shënoi për triumfin e vendasve.

Në bankinën e Realit ishte Manuel Pellegrini.