Finalja e Copa del Rey vendoset më 25 mars
Komisioni Teknik i La Ligës do të vendosë për stadiumin nikoqir të finales në Copa del Rey më 25 mars. Barcelona dhe Athletic Bilbao dëshirojnë të luajnë në Santiago Bernabeu.
Sport
Barcelona dhe Athletic Bilbao do të takohen në finalen e Copa del Rey.
Gjiganti katalan dhe skuadra baske haptas kanë shprehur dëshirën që dueli i tyre të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu.
Por, Real Madrid është kundër idesë që të jetë nikoqir i ndeshjes.
Në ndërkohë, Komisioni Teknik i La Ligës ka bërë të ditur do të vendosë për stadiumin nikoqir të finales në Copa del Rey më 25 mars.
E ku do të jetë ajo, mbetet të presim për ta mësuar.