Britney Spears i bien paruket gjatë performancës (VIDEO)
Problemet me rënien e flokëve janë vënë edhe më herët me Britney Spears, por në koncertin e saj të radhës, ajo ka dhënë një shfaqje aspak të këndshme.
ShowBiz
Gjatë koncertit këngëtares i kanë rënë flokët e vëna, por kjo gjë nuk e ka ndalur aspak atë. Ajo ka vijuar të kërcejë së bashku me trupën e saj, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në performancen live në Vegas fundjavën e kaluar, këngëtares i janë shkulur flokët në skenë. Ajo ishte duke kënduar këngën “Piece Of Me”, kur kanë filluar t’i bien flokët në skenë.
Video-ja është xhiruar nga një fans i saj dhe më pas ka përfunduar në internet. Lajmi.net