Shqipëri – Serbi, në stadium pritet të këndojë Unikkatili?
Sipas lajmeve më të fundit që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, mësojmë se reperi i famshëm i njohur me nofkën 'Unikkatil' pritet të këndojë 30 minuta para ndeshjes Shqipëri-Serbi, për ti dhënë zemër lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës shqiptare.
Sport
Sipas një njoftimi të bërë në faqen e facebookut, e cila është e përafërt me FSHF-në, mësojmë se Unikkatili do të këndojë 30 minuta para ndeshjes, Shqipëri – Serbi.
Një gjë të tillë e ka kërkuar vet reperi i famshëm, i cili me një gjë të tillë është duke tentuar ti jap zemër lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës shqiptarë.
“Këngëtari Viktor Palokaj i njohur me emrin artistik “Unikkatil” ka kërkuar nga FSHF t’i lejohet të këndojë në stadium 30 minuta para ndeshjes kundër Serbisë”, shkruan faqja ‘Albanian team’, e afërt me Kombëtaren shqiptare, transmeton ‘Gazeta olle’.
Pra ndeshja, Shqipëri-Serbi do të luhet në stadiumin ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës, dhe është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.