Miratohet programi i punës se Kuvendit, seanca vazhdon nesër
Pas diskutimeve të shumta, me 67 vota për dhe dy kundër është miratuar programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2015.
Lajme
Në këtë program përfshihet puna e Kryesisë së Kuvendit, puna e grupeve parlamentare, si dhe puna e komisioneve parlamentare.
Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti ka thënë se pret që qeveria si dhe komisionet parlamentare të përshpejtojnë punën e tyre sa i përket hartimit të projektligjeve dhe ligjeve që kanë të bëjë me procesin e stabilizim-asociimit për vitin 2015.
Deputetët e pozitës kanë përkrahur planin e punës, ndërsa deputetët nga radhët e subjekteve opozitare kanë pasur vërejtjet e tyre që sërish në Kuvend do të sillen ligjet e njëjta të cilat po procedohen për plotësim-ndryshime dhe amendamentime të mëtutjeshme.
Seanca dhe pikat tjera të rendit të ditës do të vazhdojë nesër nga ora 10, raporton Kosovapress.