Kosovari fiton titullin e Kampionit të Europës në karate
Djaloshi nga Kosova, Kol Kabashi ka arritur ta nderojë vendin e tij pai është shpallur kampion Europe në karate në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Sport
Karateisti nga Kosova i cili është në top-formë, Kol Kabashi, ka arritur një sukses me të vërtetë të madh në karrierën e tij profesionale.
Ai ka arritur të fitojë titullin e Kampionit të Europës në Karatë në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Për të mos u ndalur me kaq, vendin e tretë në këtë garë e ka zënë vëllai i Kolës, Kevini, i cili u përgëzua për këtë epitet nga kreu i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.