Casillas: Ramos do ta ngrit trofeun e 11-të të Ligës së Kampionëve
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka premtuar se nëse skuadra e tij arrin të triumfojë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon, atëherë do të jetë Ramos ai i cili do ta ngrit këtë trofe.
Sport
Iker Casillas edhe një herë ka treguar karakterin e tij dhe zemërgjerësinë e madhe.
Ai i ka premtuar bashkëlojtarit të tij, Sergio Ramosit, se do të jetë pikërisht ai, i cili do të ngrit trofeun e Ligës së Kampionëve në Berlin, nëse Los Blancos arrijnë ta fitojnë atë.
“Nëse arrijmë në Berlin, atëherë unë i premtoj Sergio Ramosit se do të jetë pikërisht ai që do ta ngrit në qiell ‘La Undeciman”, përfundoi kapiteni legjendar i Realit, Iker Casillas.