Lëndohet Visar Ymeri
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri është lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga partitë opozitare.
Lajme
Ai është bartur me autoambulancë dhe është dërguar për shërim.
Ndërkaq, Policia ka shpërndarë protestuesit nga sheshi “Skënderbe”. Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur prapa Teatrit Kombëtar. Ndërsa Policia ka bllokuar në rrugën “Agim Ramadani” ku po qëndrojnë një pjesë e madhe e protestuesve.
Ndërkohë një pjesë tjetër e protestuesve shpërndarë nga policia në pjesë të ndryshme të sheshit “Nënë Tereza”.