Messi nuk shitet
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka garantuar se klubi asnjëherë nuk do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Lionel Messi.
Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se klubi asnjëherë nuk do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Lionel Messi.
Ylli argjentinas spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni. Mirëpo, Bartomeu ka theksuar se Messi nuk do të lëvizë nga Camp Nou.
“Nuk e kemi ndërmend ta shesim Leon. Mund t’ju garantoj vazhdimin e qëndrimit të Messit edhe për sezonet e ardhshme”, deklaroi Bartomeu.
Ai po ashtu mbështeti trajnerin Luis Enrique, i cili vazhdon të jetë nën presion.