I shpëton aksidentit në tejkalim mrekullisht (Video)

Vetura për pak sa nuk përplaset me motoçiklistin në anën tjetër të rrugës teksa dëshiroi të tejkalonte një kamion para tij.

Fun

22/01/2015 20:04

Ishte çështje sekondash, dhe ky ngasës i veturës Honda Fit ka mundur që të pësojë shumë keq, por mrekullisht ai doli jashtë rrugës pa asnjë gërvishtje në veturën e tij.

Kjo video ishte kapur në Tajlandë, kur kjo veturë Honda tejkaloi kamionin pa shikuar fare nëse kishte trafik në anën e djathtë të rrugës, dhe për pak sa nuk u përplas me motoçiklistin, transmeton Lajmi.net.

Rreziku nuk ishte vetëm nga motoçikleta që vinte në anën e tjetër, pasi që ai e anashkaloi mirë atë dhe një veturë tjetër, duke bërë që vetura të humbte ekuilibrin dhe për pak të goditej nga një veturë tjetër që vinte në anën e djathtë të rrugës.

Shikojeni videon: