Në Etihad ofrojnë 620 milionë euro për Messin!
Është e tepërt të përsëritet se ndërmjet Lionel Messit dhe klubit Barcelona gjithçka është idilike dhe se futbollistit argjentinas nuk i shkon ndër mend të ikë nga Camp Nou, pasi konflikti i tij me trajnerin Luis Enrique tashmë ka depërtuar jashtë dyerve të klubit katalanas.
Lajme
Tabloidi anglez The Sun e ka bërë edhe konstruksionin financiar për blerjen e Messit nga Manchester City, për çka do të duhej dhënë 470 milionë funte, përkatësisht 620 milionë euro.
Autorët e këtij shkrimi seriozisht shqyrtojnë mundësinë që City të shpenzojë mbi 500 milionë euro për blerjen e Messit. Si shkas ata kanë përmendur deklaratën e trajnerit të Cityt, Manuel Pellegrini, i cili ka dhënë përgjigje dykuptimëshe për sa i përket interesimit për angazhimin e katër herë futbollistit më të mirë në botë.
“Është normale të na lidhin me futbollistët më të mirë në treg. Sot të gjitha thashethemet dalin në dritë për arsye të interesave personale, e jo interesave të klubit, ndonëse nuk them se kësisoj është edhe për sa i përket këtij rasti (Messit)”, deklaroi trajneri kilian, duke lënë me qëllim hapësirë për interpretime të ndryshme.
Sipas The Sun, për aktivizimin e klauzolës së Messit nevojiten rreth 270 milionë euro, kurse për kontratën gjashtëvjeçare me Messin edhe 350 milionë euro shtesë, që do të thotë se rroga vjetore e Messit në City do të ishte gati 60 milionë euro.
Për lojtarin argjentinas para të mëdha mund të ofrojnë edhe Paris Saint-Germain dhe Chelsea, pavarësisht që zyrtarët e tij kanë thënë që nuk kanë kaq para.
Por, sipas gazetës angleze, në garë do të mund të futej edhe Manchester United, në varësi nga kontrata e tyre me kompaninë Adidas. Sipas burimeve të gazetës spanjolle Express, Adidas është i gatshëm të bashkëfinancojë super transferin e Messit në Old Trafford, pasi kjo kompani ka nënshkruar kontratë 10-vjeçare me M. United.
Bile, sipas The Sun, vetëm United do të mund ta sillte “pleshtin” pa i shkelur rregullat e fair play-it sa i përket blerjeve, duke e përfunduar edhe me deklaratën e freskët të vet Messit: “As vet nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”.