Krasniqi akuzon qeverinë se po i blen njerëzit e Nisma-s

Numri dy i partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë fajtore partitë në pozitë për largimet e fundit të disa degëve dhe personave nga partia e tij. 

Lajme

13/01/2015 16:02

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, u ka bërë thirrje partive të koalicionit qeverisës që të ndalin shantazhet dhe joshjet ndaj njerëzve të opozitës. 

Krasniqi në një postim në Facebook, duke iu drejtuar partive në qeveri, ka thënë se me këtë formë shantazhi mund të zgjidhin problemin e ndonjë individi, por jo edhe problemet për të cilat janë të thirrur, transmeton lajmi.net. 

“Kështu, ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpresë çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes së njerëzve të opozitës e as te Nismës për vende të punës (zv. ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë të pazareve për blerjen e njerëzve të opozitës me paratë publike! 

“ Me këto veprime të pa ligjshme, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni të thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional”, ka shkruar Krasniqi. (lajmi.net)