Rodgers i hapur për transferime të janarit
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është shprehur i hapur rreth përforcimit të skuadrës së tij gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport
Rodgers ka thënë se ai do të transferojë ndonjë lojtar gjatë janarit për të forcuar skuadrën e tij, e cila nuk po kalon në formë të mirë.
“Gjatë kësaj kohë do të ketë çdo herë spekulime”, tha trajneri i Liverpoolit në një konferencë për shtyp gjatë mëngjesit të ditës së sotme.
“Sidoqoftë, nëse shohim ndonjë mundësi të duhur për të forcuar skuadrën tonë, atëherë do ta bëjmë një gjë të tillë. Na duhet një lojtar i duhur”, tha Rodgers.