Zviceranët: Shaqiri të transferohet te Dortmundi
Në një sondazh të shkrijuar nga gazeta zvicerane Blick, është vënë në përfundim se vendi më i mirë për Xherdan Shaqirin është skuadra e Dortmundit.
Sport
Gazeta e njohur dhe e përditshmja zvicerane ka vënë një sondazh, ku tema kryesore ka qenë se cila duhet të jetë skuadra e re e Xherdan Shaqirit.
33.6% e kanë votuar se Shaqiri duhet të transferohet patjetër te Dortmundi, pasi do të ishte vendi ideal për të ardhmen e tij.
21.7% të tyre kanë votuar si skuadër të dytë Liverpoolin, ndërsa 19.5% të tyre kanë votuar skuadrën e Manchester United.
Në vendin e katërt është Atletico Madridi i pasuar nga Juventusi, që kanë marrë 14.2% të votave respektivisht 11%.