Lenjani kërkohet nga Verona
Skuadra italiane, Verona është duke e vëzhguar lojtarin e Kombëtares sonë, anësorin Ermir Lenjani, për të cilin do bëj një ofertë në vazhdim.
Sport
Pas performancave perfekte që ka bërë kohëve të fundit me Shqipërinë, Ermir Lenjani është duke u kërkuar nga skuadra italiane Verona.
Mediat në Itali raportojnë se Verona është duke shikuar të bëj një ofertë gjatë janarit, për Di Marian e Kombëtares sonë.
Lenjani pritet të startojë në takimin e sotëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa thuhet se aty do të jenë zyrtarë të Veronas që do të monitorojnë nga afër aftësitë e anësorit preshevar.
Ditë më parë, Lenjani kishte thënë se do të largohet nga St.Gallen gjatë janarit, pasi nuk është duke kaluar moment të mira me këtë skuadër.