Luan Krasniqit nuk i pëlqeu performanca e Pulevit

Boksieri legjendar nga Kosova, Luan Krasniqi ka pasur fjalë kritikuese për bullgarin, Kubrat Pulev, për të cilin ka thënë se luajti shumë hapur, në një duel kundër Kampionit në fuqi, Wladimir Klitschkos.

Sport

16/11/2014 14:57

Luan Krasniqi ka thënë se Pulev luajti një ndeshje shumë të hapur, gjë që nuk bën të ndodh në peshat e rënda, sidomos kundër një Kampioni në fuqi si, Ëladimir Klitschko.

“Wladimir Klitschko bëri një performancë mbresëlënëse. Sidoqoftë, Pulev luajti një duel shumë të hapur,që nuk bën të ndodh në ndeshjet e peshave të rënda”.

“Kur luan në këtë mënyrë, atëherë dënohesh. Gjithashtu, ai kishte shumë vetbesim”, përfundoi postimin e tij në Facebook, Luan Krasniqi.