Poroshenko: Të mbyllen shërbimet shtetërore në zonat e separatistëve

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha shërbimeve shtetërore në zonat e kontrolluara nga rebelët, duke përfshirë këtu edhe financimin për spitale dhe shkolla.

Bota

16/11/2014 09:33

Petro Poroshenko ka lëshuar një dekret ku gjithashtu kërkon nga parlamenti që të revokojë ligjin për dhënien e vetëqeverisjes në rajonin e Donetsk dhe Luhansk, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

Separatistët pro-rus muajin e kaluar kanë mbajtur zgjedhje, por këto zgjedhje Poroshenko i ka quajtur të paligjshme.

Më shumë se 4 mijë veta kanë vdekur që prej se konflikti në Ukrainën lindore ka filluar. Separatistët kanë luftuar me forcat qeveritare që prej muajit prill, luftë kjo që ka detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vendimi i Poroshenkos thotë se të gjitha kompanitë dhe institucionet shtetërore duhet të përfundojnë punën që kanë në rajonet e Donets dhe Luhansk brenda një jave.

Aty gjithashtu thuhet se banka qendore e Ukrainës do të mbyll të gjitha shërbimet bankare në disa zona brenda një muaji.

Këto vendime të Poroshenko vijë pasi që presidenti rus, Vladimir Putin u qortua nga udhëheqësit perëndimor në samitin e G20 i cili po mbahet në Australi mbi rolin e Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.