Klitschko nokauton Pulevin, mbron titullin e Kampionit të Botës (Video)
Wladimir Klitschko ka shënuar fitore më të lehtë se që është menduar, në duelin kundër bullgarit, Kubrat Pulev, për tu shpallur kampion bote në peshat e rënda.
Sport
Wladimir Klitschko e ka treguar edhe një herë superioritetin e tij në sportin e boksit, duke shënuar fitore më të shpejtë se që është pritur ndaj bullgarit, Kubrat Pulev.
Ai e nokautoi atë në raundin e pestë të përballjes, duke u shpallur kështu kampion bote në peshat e rënda, duke e mbrojtur njëkohësisht këtë titull për të 17-tën herë radhazi.
Kjo padyshim që ishte njëra ndër performancat më të mira në karrierën e Klitschkos. Ai ishte fenomenal dhe me një energji shumë të madhe.
Fundin e përballjes, ai e dha falë një goditjeje perfekte me të majtën e tij, e cila ishte tronditëse për kundërshtarin.
Video