Inter Miami fiton dramën me tetë gola, Messi protagonist absolut
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, pasi realizoi dy gola dhe kontribuoi edhe në dy të tjerë në fitoren dramatike të Inter Miamit ndaj Cincinnati me rezultat 5:3 në transfertë. Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 24-të, duke përfituar nga një largim i dobët i topit nga Matt Miazga. Vendasit barazuan përmes…
Sport
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, pasi realizoi dy gola dhe kontribuoi edhe në dy të tjerë në fitoren dramatike të Inter Miamit ndaj Cincinnati me rezultat 5:3 në transfertë.
Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 24-të, duke përfituar nga një largim i dobët i topit nga Matt Miazga. Vendasit barazuan përmes Kevin Denkey nga penalltia në fund të pjesës së parë, ndërsa Pavel Bucha përmbysi rezultatin menjëherë pas pushimit për 2:1.
Messi reagoi sërish në minutën e 55-të, duke finalizuar një aksion të shpejtë të mysafirëve pas asistimit të Rodrigo De Paul. Megjithatë, Cincinnati kaloi përsëri në epërsi falë një supergoli të brazilianit Evander nga distanca.
Në minutat e fundit, Inter Miami tregoi forcë karakteri. Messi asistoi për bashkëkombësin e tij Mateo Silvetti për golin e barazimit, ndërsa më pas meksikani German Berterame realizoi për 4:3. Goli i fundit erdhi në minutën e 89-të, kur Messi depërtoi me shpejtësi dhe goditja e tij u devijua në rrjetë nga portieri Roman Celentano për autogol.
Me këtë paraqitje, 38-vjeçari ka shkuar në 11 gola në 12 ndeshje këtë sezon në MLS, ndërsa Inter Miami është ngjitur në vendin e dytë në Konferencën Lindore me 25 pikë.