Sloti s’largohet, trajneri e konfirmon qendrimin te Liverpooli
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë në krye të klubit edhe sezonin e ardhshëm, duke u dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në “Anfield”. Tekniku holandez deklaroi se është plotësisht i përfshirë në planet e klubit për afatin kalimtar dhe në bisedimet për afrimin e lojtarëve…
Sport
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë në krye të klubit edhe sezonin e ardhshëm, duke u dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në “Anfield”.
Tekniku holandez deklaroi se është plotësisht i përfshirë në planet e klubit për afatin kalimtar dhe në bisedimet për afrimin e lojtarëve të rinj.
“Bisedimet mes klubit dhe lojtarëve të rinj kanë qenë duke vazhduar dhe unë jam i përfshirë në to. Kam çdo arsye të besoj se do të jem trajner i Liverpoolit sezonin e ardhshëm”, u shpreh Slot.
Ai theksoi gjithashtu se situata është e qartë për të dhe për klubin.
“Së pari, kam kontratë me këtë klub dhe së dyti, nga të gjitha bisedat që po zhvillojmë. Ky është mendimi im dhe gjithçka është shumë e qartë”, deklaroi trajneri i Liverpoolit.