Xhaka: Kosova, gjaku im
Lojtari me origjinë kosovare, Granit Xhaka ka ripërsëritur edhe një herë se nuk e ka mohuar kurrë prejardhjen e tij dhe burimin e gjakut të tij edhe pse momentalisht mbron ngjyrat e një Kombëtareje tjetër në futboll.
Sport
Graniti ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, të cilën e ka shoqëruar dhe me një mesazh mjaft të bukur.
“Unë as edhe një herë nuk e kam mohuar e as që e kam vënë në dyshim preardhjen time”.
“Aty ku Gjyshi dhe Babi im u lindën dhe u rritën, po nga ajo tokë buron gjaku im”, ishte mesazhi i shkruar nga Xhaka, në fotografinë ku shihet duke bërë shqiponjën me duar.
Vëllai i Granitit, Taulanti është lojtar i cili luan për Kombëtaren tonë dhe është njëri nga më të dalluarit, sidomos pas trimërisë që tregoi në ndeshjen ndaj Serbisë.