Juventusi ndalet nga Sassuolo (Video)
Skuadra e Juventusit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te skuadra mjaft e papërshtatshme, Sassuolo.
Sport
Starti i takimit ishte mjaft dramatik pasi u shënuan dy gola të shpejtë nga dy skuadrat. Ishte Sassuolo ajo që kaloi e para në epërsi, pasi në minutën e 13’ Zaza tund rrjetën e kundërshtarëve.
Në minutën e 19’, Paul Pogba shënon për të barazuar rezultatin dhe për ta bërë ndeshjen paksa më dramatike.
Në vazhdim, skuadra e Juventusit bëri disa përpjekje për të shënuar gol, mirëpo ato rezultuan të pasukseshme.
Me këtë barazim, skuadra e Allegrit është në kuotën e 19 pikëve dhe gjindet në vendin ne parë në Serie A. Roma është në vendin e dytë me një pikë më pak.
Video