Magjia e Neymarit
Neymar ka demonstruar pse konsiderohet si një prej futbollistëve më të shkathtë në botë duke bërë disa veprime të jashtëzakonshme me top, në stërvitje me Brazilin.
Sport
Neymar është duke shfrytëzuar përgatitjet me Kombëtaren e Brazilit për ndeshjen miqësore kundër Kolumbisë për t’ua përkujtuar bashkëlojtarëve të tij se çka është në gjendje të bëjë me topin.
Ylli i Barcelonës demonstroi pse konsiderohet si një prej futbollistëve më të shkathtë teknikisht duke bërë disa veprime të jashtëzakonshme me topin, para syve të mesfushorit Willian.
Brazili pa Neymarin e lënduar, nuk arriti të triumfoj në Kampionatin botëror. Por, skuadra “Selecao” do të nisë ringjalljen nga miqësorja me Kolumbinë të shtunën.