Hummels mbetet në Dortmund
Mats Hummels nuk do të transferohet në Manchester United. Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka insistuar se qendërmbrojtësi nuk do të largohet nga klubi.
Sport
Jurgen Klopp ka dëshpëruar Manchester Unitedin duke insistuar se kapiteni i ri i Borussia Dortmundit, Mats Hummels nuk do të transferohet në Old Trafford gjatë kësaj vere.
Qendërmbrojtësi spekulohet me transferim në United derisa Louis van Gaal synon të rindërtojë
repartin defanziv pas largimeve të veteranëve Nemanja Vidic e Rio Ferdinand në fund të edicionit të shkuar. Hummels u përmend si opsion i holandezit. Mirëpo, Klopp ka insistuar se reprezentuesi gjerman e ka të ardhmen e qartë.
“Ai nuk do të shkojë askund. Ai do të mbetet me ne”, u shpreh strategu i Dortmundit.