Japonezët e këndojnë “Shotën” (Video)
Se folklori shqiptar ka këngë të mrekullueshme këtë askush nuk e vë në dyshim. Por, shqiptarët nuk janë të vetmit që e adhurojnë muzikën e tyre.
Fun
Një video që po qarkullon në internet tregon se si grupi muzikor “Gipsy Band” nga Japonia interpreton njërën prej këngëve shqipe përkatësisht “Shotën”.
Në video shfaqen katër pjesëtarët e këtij bendi muzikor, të cilët në mënyrën e tyre interpretojnë “Shotën” shqipe.
Përveç melodisë së njohur të këngës së Shotës, por dhe disa fjalë tek-tuk, fjalët e këngëtarit japonez nuk është se merren vesh fort mirë.