I mllefosur pas eliminimit, tifozi e thyen televizorin (Video)

Një tifoz brazilian nuk ka mundur ta pranojë assesi eliminimin e Brazilit nga Botërori. Ai mendoi se fajin për këtë e kishte televizori i tij, të cilin vendosi ta hidhte në rrugë dhe ta thyente.

Sport

11/07/2014 10:34

Humbja e Brazilit nga Gjermania duket se ka lënë pasoja të mëdha tek tifozët. Madje, njëri prej tyre ka mbetur aq shumë i zhgënjyer dhe njëkohësisht i mllefosur në futbollistët brazilianë, sa që ka dalë në rrugë dhe e ka hedhur aty televizorin 60”, të cilin vendosi ta thyente.

Një aparat mjaft i kushtueshëm ky, por tifozi, që duhej edhe i dehur, nuk e ka kursyer fare, duke e hedhur disa herë në asfalt.

Një pyetje për zotërinë: Çfarë faji të ka televizori nëse Brazili humbet 7:1?