West Hami emëron trajnerin e ri
Scott Parker është emëruar trajner i ri i West Ham Unitedit, duke zëvendësuar Nuno Espirito Santon, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin anglez. Parker, ish-mesfushor i West Hamit, rikthehet në klub në një…
Sport
Scott Parker është emëruar trajner i ri i West Ham Unitedit, duke zëvendësuar Nuno Espirito Santon, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin anglez.
Parker, ish-mesfushor i West Hamit, rikthehet në klub në një rol të ri, kësaj radhe si trajner i skuadrës londineze.
Ai do të ketë për detyrë ta nxjerrë ekipin nga situata aktuale dhe të përmirësojë rezultatet në vazhdim të sezonit.