Robben: Messi me shokë, s’kanë gjasa ndaj Gjermanisë
Arjen Robben është i bindur se Gjermania do ta mposht Argjentinën në finalen e Botërorit. Madje, mesfushori holandez thotë se argjentinasit nuk kanë kurrfarë gjasash ndaj gjermanëve.

Sport
Arjen Robben e ka komentuar finalen e Botërorit, e cila do t’i vë përballë Argjentinën dhe Gjermaninë, e cila do të zhvillohet të dielën mbrëma.
Futbollisti holandez beson se gjermanët do të fitojnë me lehtësi, pasi mendon se Leo Messi me shokë nuk kanë kurrfarë gjasash për të fituar ndaj ekipit të Joachim Low.
“Mendoj se Holanda ishte superiore ndaj Argjentinës, në harkun e 120 minutave lojë, por u eliminuam në një mënyrë tragjike, e cila është pjesë e futbollit”, deklaroi fillimisht futbollisti i Bayern Munichut për magazinën gjermane, Kicker.
“Finalja? Argjentinasit nuk kanë kurrfarë mundësie të fitojnë”, ka komentuar Robben, i cili ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Botërorit.