Edicioni i tretë i festivalit të filmit shqiptar në Amerikë
Albanian Film Week, ose Java e Filmit Shqiptar, është ngjarje e cila po organizohet
që dy vite në New York, me qellim të promovimit të kinematografisë shqiptare në
Kryeqytetin e Botës.

ShowBiz
Pas edicionit të parë të zhvilluar për nderë të 100 vjetorit të shtetit Shqiptar dhe në të cilin u shfaqën 100 filma të prodhuar në periudha të ndryshme kohore dhe nga regjisorë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, në edicionin e dytë të zhvilluar në vitin 2013 u kalua në një formë tjetër të organizimit të kësaj ngjarjeje.
Në edicionin e kaluar, pjesë e festivalit ishin filmat e prodhuar në 2 vitet e fundit
dhe gjithashtu programi promovues I kinemase shqiptare . Festivali kishte karakter
garues.
Viti 2014 sjellë edicionin e tretë të kësaj ngjarjeje që tashmë po rritet në prestigj dhe
në atë që përfaqëson.
Prandaj, siç mësohet të bëhët traditë, Java e Filmit Shqiptar 2014 do të organizohet në New York, në muajin që për diasporën në SHBA por edhe përgjithësishtë për artdashësit do të identifikohet si muaji i ‘Albanian Film Week’, në muajin nëntor, ku do te shpalosen prodhimet e fundit të kinematografisë.