Reali i largon Casillasin e Lopezin?
Real Madridi mund t’i largojë dy portierët, Iker Casillas e Diego Lopez. Gjiganti madrilen duket se i ka gjetur zëvendësuesit e tyre, Keyrol Navas e Kiko Casilla.
Sport
Iker Casillas dhe Diego Lopez luftuan për një vend titullari tek Real Madridi në dy sezonet e fundit.
Por, të dy portierët mund të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘Antena 3’, sipas së cilës, Los Blancos kanë vendosur t’i largojnë dy portierët, pasi mendojnë të përforcohen me dy portierë të rinj.
I pari është Keylor Navas, portier aktual i Levantes dhe heroi i Kosta Rikës në Botëror, si dhe Kiko Casillan, portier i Espanyolit, i cili është rritur në akademinë e Realit.
Të dy portierët janë 27 vjeç dhe mund të transferohen në Real Madrid gjatë kësaj vere. Negociatat tashmë kanë filluar.