Plagos me armë zjarri dy persona në kafenenë e tij

Policia rajonale e Ferizajt ka raportuar të hënën për një plagosje në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit. 

Lajme

30/06/2014 17:19

Sipas njoftimit policor, i dyshuari A.K., 42 vjeçar, ka plagosur me armë zjarri viktimat M.M., 27 vjeçar dhe H.M., 29 vjeçar, duke iu shkaktuar plagë në ekstremitetet e poshtme.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe se hetimet e para tregojnë se kësaj i ka parapri një zënkë e ndodhur një ditë më parë në kafenenë e të dyshuarit.

“Sipas mjekut kujdestar të Spitalit te Ferizajt, gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. I dyshuari është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë së Hanit të Elezit, ku ka dorëzuar edhe armën e përdorur në këtë rast”, ka thënë Gashi.

Bëhet e ditur se prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orëve./Kosovapress/