Herrera, selektori më i veçantë i Botërorit

Selektori i Meksikës, Miguel Herrera u bë një prej karaktereve më interesante të Kampionatit botëror në Brazil. Mungesa e tij në vazhdim të garës do të vërehet shumë.

Sport

30/06/2014 14:20

Derisa Meksika u eliminua nga Kampionati botëror, tifozët e futbollit humbën një prej trajnerëve më të dashur për ta, Miguel Herrera.

Mirëpo, ai u përkujdes që të largohet me një tjetër ‘show’, duke u përplasur me sulmuesin holandez, Robin van Persie.

Me kualifikimin e Holandës për në çerekfinale pas penalltisë së fituar nga Arjen Robben, Herrera bëri gjithçka në fuqinë e tij që të përmbahej por nuk ia doli pasi në fund u ballafaqua me sulmuesin e Manchester Unitedit.

Një karakter fantastik që nuk do të harrohet lehtë, shikoni reagimet e tij në ndeshjen e fundit, përfshirë përplasjen me Van Persien.