Behrami: Protesta e veteranëve dhe qytetarëve është legjitime, Ligji për Specialen duhet të miratohet sot
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se protesta e veteranëve dhe qytetarëve para Kuvendit të Kosovës është legjitime. Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se protestuesit po kërkojnë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime, duke theksuar se një gjë e tillë, sipas tij, duhet të…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se protesta e veteranëve dhe qytetarëve para Kuvendit të Kosovës është legjitime.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se protestuesit po kërkojnë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime, duke theksuar se një gjë e tillë, sipas tij, duhet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
“Protesta e veteranëve dhe qytetarëve para Kuvendit është legjitime. Ata kërkojnë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime. Kjo duhet të ndodhë sot!”, ka shkruar Behrami.
Deklarata e tij vjen në kohën kur para Kuvendit po zhvillohet protesta lidhur me kërkesën për miratimin e këtij ligji. /Lajmi.net/