Elita 5 me baladën ‘Më Fal’
Grupi Elita 5 sjellin këngë të re, një baladë e fuqishme ‘Më Fal’ me një videoklip me mjaft domethënie.

ShowBiz
Ndryshe nga bashkëpunimet e shumta dhe këngët e reja të këngëtarëve që ishin të gjitha ritmike dhe për disponim, grupi Elita 5 ka ardhur ndryshe.
Ata kanë sjellur një baladë të fuqishme me titullin ‘Më Fal’, këngë kjo nga albumi i tyre më i ri ‘Mohikani i Fundit’.
Kënga është me muzikë dhe aranzhman nga Wirusi dhe tekst të Fatmir Mujës ndërsa videoklipi, i drejtuar nga Daniel Joveski, tregon historinë e një çifti, ku i dashuri shkon në luftë dhe vajza e pret duke numëruar ditët.