Anglia–Italia, formacionet e mundshme

Anglia dhe Italia do të takohen në mes vete sonte pas mesnate, në njërën prej ndeshjeve më të forta të fazës së grupeve. Njihuni me formacionet e mundshme të të dyja ekipeve.

Sport

14/06/2014 11:40

Anglia dhe Italia do të përballen në mes vete sonte, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante. “Tre Luanët” do ta kërkojnë hakmarrjen ndaj “Azzurri”, të cilët i kishin eliminuar në Euro 2012 me penallti.

Njihuni me formacionet e mundshme të të dyja ekipeve, të ndeshjes e cila do të fillojë në ora 24:00, në kuadër të Grupit D.

Anglia: Hart; Johnson, Cahill, Jagielka, Baines; Gerrard, Henderson; Lallana, Rooney, Welbeck; Sturridge.

Italia: Buffon; Darmian, Barzagli, Paletta, Chiellini; De Rossi; Candreva, Verratti, Pirlo, Marchisio; Balotelli.