Tiki-taka është bërë bajat

Ish mesfushori i Spanjës, Gaizka Mendieta ka këshilluar selektorin Vicente del Bosque të ndryshojë stilin aktual të lojës ‘tiki-taka’, sepse mendon se ai është bërë i parashikueshëm për kundërshtarët.

Sport

13/06/2014 15:30

Ish mesfushori Gaizka Mendieta ka këshilluar Kombëtaren e Spanjës që të braktisë stilin e lojës ‘tiki-taka’ sepse mendon se është bërë i parashikueshëm për kundërshtarët.

Në prag të duelit të parë të Spanjës në Kampionatin botëror kundër Holandës, në kuadër të Grupit B, Mendieta ka thënë se selektori Vicente del Bosque duhet të gjejë një alternativë të re të lojës.

“Mendoj se Spanja duhet të sjell pak sa intensitet më të lartë në lojën e saj”, deklaroi Mendieta, i cili me Spanjën ka bërë 40 paraqitje.

“Kur nuk ekziston intensiteti, vertikalizimi është një stil direkt i lojës sulmuese dhe rrezikohet të bëhemi të parashikueshëm”, u shpreh ai.

“Duhet të bëhen ndryshime, në qfarë kuptimi? Duke iu besuar futbollistëve më të rinj që kanë dëshirë më të madhe për të fituar. Nuk them se ata që janë tani në ekip nuk duan të fitojnë më, por e them këtë për faktin se në sport duhet të krijohet një epokë e re”, përfundoi ai.