Pacolli: Merrni pjesë në zgjedhje, ndihmoni edhe të tjerët të votojnë
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka votuar në Shkollën Fillore në Hajvali. Ai me këtë rast përveç se ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në votime, u ka bërë thirrje atyre që t’u ndihmojnë edhe të moshuarve dhe sëmurëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Lajme
Pacolli ka thënë se me veprimin e sotëm përcaktoni të ardhmen tuaj prej 4 vjetësh.
“Sapo votova, e kreva punën time për sot, obligimin tim. Të gjithë ju bashkëqytetarë të mi që e doni ndryshimin, një Kosovë më të begatë, kryejeni dhe ju obligimin tuaj. Ndihmoni më të moshuarit, të sëmurët të votojnë. Votoni ndershëm! Me këtë votë po përcaktoni 4 vjet të ardhshëm të jetës suaj!”.