Jahjaga: Dilni në zgjedhje, i ndihmoni vendit (Video)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi vetë ka shfrytëzuar të drejtën e votës, ka ftuar edhe qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë, duke thënë se dalja në zgjedhje i ndihmon vendit.
Lajme
Ajo pas votimit në sallën “1 Tetori”, ka thënë se zgjedhjet përcaktojnë shkallën e pjekurisë së shtetit.
“Ju bëjë thirrje gjithë qetarëve të Republikës së Kosovës, në të gjitha pjesët e territorit të vendit që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzoj të drejtë e tyre Kushtetuese dhe ligjore, sepse vetëm kështu i ndihmojmë vendit dhe përcaktoj të ardhme e tyre. Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën e pjekurisë të shteti të Kosovës”,tha Jahjaga.