Lojtari më i ri i Botërorit

Lojtari më i ri i Botërorit do të jetë Julian Green. Futbollisti amerikan është vetëm 19 vjeç dhe u përfshi nga selektori Jurgen Klinsmann për të luajtur në evenimentin që do të mbahet në Brazil.

Sport

06/06/2014 19:41

Sa herë që luhen Botërorër, gjithmonë regjistrohen rekorde të ndryshme. Në këtë rast, lojtari më i ri i Brazil 2014 e ka një histori të veçantë.

Julian Green është djali i një ushtari amerikan, por nëna e tij është nga Gjermania dhe që kur ishte i vogël, vendi evropian ishte shtëpia e tij.

Për këtë, ai e nisi karrierën futbollistike me Bayern Munichun, ekip në të cilin debutoi më 27 nëntor 2013 në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Green vendosi ta përfaqësojë vendin e tij të vërtetë dhe për këtë, selektori Jurgen Klinsmann i befasoi të gjithë duke e ftuar në listën prej 23 lojtarëve për Botëror.

Green është 19 vjeç dhe konsiderohet lojtari më i ri i Botërorit. Në anën tjetër, kolumbiani Faryd Mondragón, do të jetë futbollisti më i vjetër i Botërorit me 42 vjetët e tij.