Immobile në Borussia Dortmund
Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Robert Leëandoëskit. Klubi gjerman ka arritur marrëveshje për transferimin e golashënuesit më të mirë të edicionit të fundit të Serie A, Ciro Immobile.

Sport
Borussia Dortmund më në fund ia arriti qëllimit.
Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Torinon dhe Juventusin (klube që kanë pronësinë e përbashkët), për transferimin e sulmuesit Ciro Immobile, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport.
Dortmund ka ofruar 19.4 milionë euro për Immobilen, anëtar i Kombëtares italiane për Kampionatin botëror në Brazil.
Golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Serie A pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeqare me Dortmundin, ku do të përfitojë 2 milionë euro në vit.
Ai mund të konsiderohet si pasardhës i golgeterit polak, Robert Lewandowski i cili është larguar nga Dortmund, duke iu bashkuar rivalit të Bundesligës, Bayern Munich.