Paçarada e nis karrierën profesioniste me Sandhausen
Leart Paçarada e ka nisur karrierën profesioniste, duke iu bashkuar ekipit gjerman, Sandhausen. Talenti kosovar deri tash ishte pjesë e ekipit të dytë të Bayer Leverkusenit.
Sport
Leart Paçarada do t’ia bëjë sefte në futbollin profesionist. Futbollisti kosovar është marrë vesh me ekipin Sandhausen, që garon në Bundesliga II.
Mesfushori kosovar e bëri kështu një hap të madh në karrierë, pasi deri tash ishte pjesë e ekipit të dytë të Bayer Leverkusenit, i cili garon në ligën e katërt gjermane.
19 vjeçari, i cili është i biri i legjendës së futbollit kosovar, ish portierit Shukri Paçarada, në të kaluarën ishte pjesë e ekipit U-16 e U-17 të Gjermanisë, por në të ardhmen mund të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë.