Më 8 qershor, mbi 33 mijë votues të rinj
Në listën e votuesve për zgjedhjet e 8 qershorit, që është miratuar nga KQZ-ja, janë 1 milion e 782 mijë e 454 persona me të drejtë vote. Për herë të parë do të kenë të drejtë të votojnë mbi 33 mijë votues të rinj.
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 8 qershorit.
Sipas KQZ-së, në këtë listë përfundimtare janë 1 milion e 782 mijë e 454 emra të votuesve, të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna.
KQZ ka njoftuar se numri i votuesve të rinj, të cilët fitojnë të drejtën e votës për herë të parë, është 33 mijë e 735 votues.
Po sot KQZ ka marrë vendim për akreditimin e 430 vëzhguesve për zgjedhjet e 8 qershorit.