Hoxha: Humbëm, por është rezultat i mirë
Yll Hoxha thotë se pa sinjale pozitive tek Përfaqësuesja e Kosovës, përkundër humbjes 3:1 nga Senegali. Mesfushori kosovar shton se kundërshtari i së dielës ishte mjaft i fortë dhe se rezultati nuk ishte i keq.
Sport
Yll Hoxha sheh sinjale pozitive tek Përfaqësuesja e Kosovës, përkundër humbjes nga Senegali, 3:1.
Mesfushori kosovar thotë se humbja me rezultat të tillë nuk ishte rezultat i keq, duke e pasur parasysh fuqinë e kundërshtarit.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë, kundërshtari ishte shumë i fortë. Normalisht, në pjesën e dytë patëm rënie, por me aktivizimin e disa lojtarëve, e mbajtëm mirë rezultatin”, deklaroi fillimisht futbollisti i Kukësit.
“Edhe pse humbëm, mendoj se është një rezultat i mirë. Dita-ditës po e marrim veten. Shumica e lojtarëve nuk kanë luajtur bashkë me njëri tjetrin. Shoh sinjale pozitive”, përfundoi ish futbollisti i Prishtinës dhe Hysit.