Evra vazhdon në Man Utd
Ishte pritur që të largohet nga klubi, por Manchester United ka njoftuar se mbrojtësi i krahut Patrice Evra ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare në Old Trafford.
Sport
Deri disa ditë më parë pritej se do të largohej nga klubi, por pak çaste më parë, Manchester United ka njoftuar se mbrojtësi i krahut Patrice Evra ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me gjigantin nga Old Trafford.
Evra besohej se do t’i bashkohet Nemanja Vidicit i cili u largua nga klubi pas përfundimit të sezonit. Dhe, më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se reprezentuesi francez është shumë pranë transferimit në Juventus.
Mirëpo, duket se menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal i beson Evras dhe i ka ofruar atij vazhdimin e kontratës në Old Trafford.
“Patrice Evra ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Unitedin edhe për një vit tjetër”, shkruan në njoftimin e shkurtër të publikuar nga profili zyrtar i Manchester Unitedit në rrjetin social Twitter.