Messit nuk i duhet Botërori
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk pajtohet se duhet të triumfojë në një Kampionat botëror me Argjentinën, në mënyrë që të konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori.
Sport
Lionel Messi ka thënë se nuk ka nevojë të fitojë Kampionatin botëror me Argjentinën për t’u konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Katër herë fituesi i Topit të Artë, tashmë përmendet në nivel të njëjtë me legjendat si Pele dhe Diego Maradona.
Por, për dallim prej tyre, ai ende nuk e ka fituar titullin e kampionit të botës me Argjentinë.
Shumëkush është i mendimit se Messi duhet të shpallet fitues në një Kampionat botëror që të përforcojë statusin e tij legjendar, por sulmuesi i Barcelonës mendon ndryshe.
“Mendoj se ka shumë futbollistë që konsiderohen si më të mirët në histori pa e fituar një Kampionat botëror”, deklaroi Messi për Ole.
“Por, pa dyshim se triumfi në një Kampionat botëror është pozitiv dhe do të ishte diqka shumë e veqantë”, u shpreh ai.