Reali, më i forti në Evropë
Filipe Luis e ka lavdëruar Real Madridin, të cilin e konsideron ekipin më të fortë në Evropë. Mirëpo, mbrojtësi i Atletico Madridit beson se ‘Los Colchoneros’ mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Sport
Pas eliminimit të Chelseat, mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis shpreson që skuadra e tij ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, ai e di fort mirë se ‘Los Colchoneros’ nuk do të kenë punë aspak të lehtë ndaj ‘Los Blancos’, në finalen e Lisbonës, e cila do të zhvillohet më 24 maj.
“Jemi të lumtur, por nuk kemi bërë ende asgjë. Real Madridi për momentin është skuadra më e fortë në Evropë”, deklaroi fillimisht Luis për Canal +.
“Ne po luajmë me vendosmëri, të vetëdijshëm se mund ta fitojmë Championsin”, përfundoi futbollisti i Atleticos.