‘The Other Woman’ filmi më i shikuar në Amerikë për këtë javë

Filmi i femrave ‘The Other Woman’ kalon këtë javë filmin aksion ‘Captain America 2’ me shikueshmëri, fiton 24.7 milionë në javën e parë.

ShowBiz

29/04/2014 14:08

Filmi ‘The Other Woman’ me aktoret Cameron Diaz, Kate Upton dhe Leslie Mann është bërë filmi më i shikuar në Amerikë këtë fundjavë, duke grumbulluar 24.7 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes.

Filmi që bën fjalë për hakmarrjen  e femrave ndaj të dashurit të tyre që i ka tradhëtuar ka arritur ta zhvendosë nga froni njërin nga personazhet e Avengers nga Marvel, heroin ‘Captain America’ i cili me pjesën e tij të dytë ‘Captain America: The Winter Soldier’ ka arritur të mbledhë 225 milionë dollarënë përgjithësi deri në javën e katërt të shfaqjes.

Në vendin e tretë dhe të katërt qëndrojnë filmat‘Heaven is for real’ dhe ‘Rio 2’ me nga 13.8 respektivisht 13.7 milionë dollarë.

Filmi më i fundit i realizuar nga aktori tashmë i ndjerë Paul Walker ‘Brick Mansions’ ka arritur vetëm deri tek vendi i pestë pasi këtë fundjavë ka pasur premierën, duke mbledhur 9.6 milionë dollarë. Ende nuk dihet nëse biletat janë shitur për shkak të prezencës së Walker, megjithatë zyrtarët e Box Office mendojnë se filmi mund të dilte edhe më keq.

Ndërkaq vazhdimi i filmit Sipderman ‘The Amazing Spiderman 2’ po korr sukses mjaft të madh nëpër botë, duke arritur të mbledhë 134 milionë dollarë, derisa premierën në Amerikë e ka më 2 maj, fundjavën tjetër, duke hapur kështu sezonën e premierave të verës.